
Disa të dhëna të dala së fundmi në media, tregojnë se në Kinë mund të jetë regjistruar disa qindra mijëra infeksione koronavirusi më shumë sesa shifra e publikuar zyrtare. Vendi ka raportuar 82,933 reste me Covid-19, por sipas teorive të mbështetura nga një universitet kinez, vendi mund të ketë pasur rreth 640,000 raste infeksioni.
Të dhënat e raportuara nga rrjeti “100 Reporters”, mbulojnë se të paktën 230 qytete regjistruan 640,000 rritje të shifrës së koronavirusit nga shkurti deri në prill. Të dhënat e dala nga universiteti kombëtar i mbrojtjes në qytetin Changsha, sugjerojnë se në Kinë mund të ketë pasur në fakt 640,000 raste infektimi, nëse çdo rritje e numrit ka të bëjë me një infeksion të ri.
Muajin e kaluar SHBA tha se Kina po fshehte numrin e vërtetë të qytetarëve të vrarë nga virusi, ashtu si dhe të infektuarit.
