Shifra të frikshme në Itali, 827 viktima dhe mbi 28 mijë raste të reja në 24 orë

Janë 827 viktima dhe 8352 raste të reja me Covid-19. Ky është bilanci ditor në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer më shumë se 222 mijë tamponë në të gjithë vendin.

Lajme të mira vijnë nga spitalet, ku është ulur numri i të shtruarve në terapi intensive dhe në pavionet e tjera.

Ulje ka pësuar dhe numri i rasteve aktive me Covid-19, ku gjatë ditës së fundit janë regjistruar 35 467 të shëruar.

SHKARKO APP