Shifra të larta infektimesh në Greqi, regjistrohen 84 viktima nga COVID
Greqia ka regjistruar në 24 orët e fundit 1 387 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që numri i të vdekurve ka qenë 84.
Kjo ka bërë që numri I viktimave të shkojë në një total prej 10 668 jetësh të humbura nga Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.
Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 783 pacientë të intubuar në spitale, një pjesë e të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kujtojmë që vetëm një ditë më parë Greqia hapi baret dhe restorantet duke u bërë gati për sezonin turistik edhe pse numri i rasteve të reja me koronavirus mbetet i lartë.