Shifra të larta të infektuarish me Covid në 24 orë në Malin e Zi, humb jetën një person

jatë 24 orëve të fundit 134 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Malin e Zi duke e çuar në 10 575 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit një person ka humbur jetën nga Covid.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Mal të Zi bëjnë me dije se janë shëruar 282 pacientë gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3,409.

Si pasojë e Covid 19, nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë humbur jetën 164 persona.

SHKARKO APP