Shifrat e pandemisë çojnë SHBA në 160 mijë infektime dhe 2900 vdekje, kriza rrezikon 47 milionë vende pune

Pandemia e Koronavirusit do të ketë pasoja shkatërruese në frontin e punësimit. Në Shtetet e Bashkuara, rreziku është që 47 milion njerëz do të mbeten pa punë deri në fund të qershorit.

Sipas vlerësimeve të ekonomistit Miguel Faria-e-Castro, shkalla e papunësisë në Sh.B.A mund të fluturonte në 32.1% në tremujorin e dytë, duke tejkaluar shumë kulmin e Depresionit të Madh prej 24.9%. Shifra të larta në krahasim me standardet historike vëren Faria-e-Castro, por ky është një shok unik si asnjëherë tjetër në 100 vitet e fundit”.

Ndërkohë, viktimat vazhdojnë të rriten orë pas ore: janë mbi 2,900 prej të cilave 486 në 24 orët e fundit, kurrë kaq shumë që nga fillimi i epidemisë në vend. Ka mbi 160,000 raste të njohura të pacientëve me koronavirus pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?