Shitet në ankand dërrasa e Titanikut që shpëtoi Rose dhe jo Jack
Dërrasa ikonë që u interpretua si një derë e anijes Titanik, është shitur nga ankand.
Vlera e saj maksimale arriti në 718,750 dollarë.
Për vite me radhë dërrasa është diskutuar e stërdiskutuar. Herë herë edhe është “gjykuar” pse s’mund t’i mbante të dy për t’i shpëtuar, por mbajti vetëm Rose.
Fansat edhe sot nuk ia falin vdekjen e Jack, luajtu nga Leonardo DiCaprio. Diskutimet ishin aq të nxehta sa që pas 25 vitesh ndërhyri edhe regjisori i filmit, duke shpjeguar se Jack duhej të vdiste sepse Titaniku është si “Romeo dhe Zhuljeta”: një histori dashurie dhe sakrifice.