Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 14:18 Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton Mbrojtësi kroat Luka Vuškovic po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. Sipas raportimeve të TEAMtalk, Barcelona, Chelsea dhe Bayern…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kryeministri Rama
  • Sherri në Kuvend
  • Protesta në Evropë
  • Dhuna policore
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Serbia zgjedhjet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shitet për 10 milionë dollarë kopja e rrallë e botimit të parë të Shekspirit

Bota E enjte, 15 Tetor 2020 12:30
Shitet për 10 milionë dollarë kopja e rrallë e botimit të parë të Shekspirit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kopja e rrallë e botimit të parë të Shekspirit u shit për afro 10 milionë dollarë, të mërkurën duke u bërë vepra më e shtrenjtë e letërsisë, e shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Christie’s. Koleksioni i 36 pjesëve botuar, menjëherë, pas vdekjes së dramaturgut, është një nga pesë kopjet e plota ende në duar private.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Botimi i Parë konsiderohet ndër koleksionet më të rëndësishme të letërsisë në gjuhën angleze. Ai përmban 18 vepra që nuk ishin shfaqur më parë në shtyp, përndryshe do të ishin humbur në histori, përfshirë “Makbethin” dhe “Natën e dymbëdhjetë”. Është botuar në 1623 nga aktorët John Heminge dhe Henry Condell, miq të dramaturgut anglez, libri titullohet zyrtarisht “Komedi, Histori dhe Tragjedi”, bazuar në tri zhanret e përdorura për të kategorizuar veprat.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 6 orësh
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 6 orësh
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 6 orësh

Versioni i shitur, të mërkurën, ishte kopja e parë e plotë që u shfaq në ankand që kur një prej tyre shkoi për 6.1 milionë dollarë në vitin 2001. Ai u vendos në shitje nga Mills College në Oakland, California, i cili e kishte mbajtur artikullin në koleksionin e tij që nga 1977. Pas një beteje gjashtë minutëshe ofertash midis tre blerësve, përmes telefonit, artikulli u ble nga tregtari i librave dhe antikuari Stephan Loewentheil për 9.98 milionë dollarë. Në një intervistë telefonike pas shitjes, ai e përshkroi botimin origjinal të Shekspirit si “Gralin e shenjtë të librave”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“(The First Folio) është vepra më e madhe në gjuhën angleze, sigurisht vepra më e madhe e teatrit, kështu që është diçka që kushdo që e do intelektualizmin duhet ta konsiderojë një objekt hyjnor”, tha Loewentheil, i cili zotëron dyqane të specializuar me libra të rrallë dhe fotografi në New York dhe Maryland. Në një deklaratë për shtyp, shefja e shtëpisë së librave Christie’s, Margaret Ford, tha se ishte “e përshtatshme” që puna e Shekspirit tani mban rekordin botëror të ankandit “duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në të gjithë globin”.

Megjithëse, u prodhuan rreth 750 kopje të Botimit të Parë, dihet që vetëm 235 kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Nga këto, vetëm 56 konsiderohen të jenë të kompletuara, të gjitha të mbajtura nga institucionet në SHBA dhe Britaninë e Madhe, sipas Christie’s. Duke besuar se kopjet në duar private mund të mos dalin kurrë më në treg, Loewentheil tha se mund të mos ketë shumë shanse për të marrë një kopje. Libri që daton që nga fillimi i shekullit të 19-të është shitur së bashku me një letër nga studiuesi i Shekspirit, Edmond Malone, nga 1809 që konfirmon vërtetësinë e tij. Çmimi përfundimtar i shitjes tejkaloi vlerësimet e shtëpisë së ankandit, i cili kishte parashikuar ofertat kryesore prej 4 deri në 6 milionë dollarë.

Etiketat e lidhura

Shekspiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton
Para 10 minutash

Bayerni, Barcelona dhe Chelsea hidhen në sulm për mbrojtësin kroat të Brighton

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!
Para 11 minutash

Reagon sërish Rama: Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!
Para 22 minutash

Conte sqaron zërat: Nuk ka asnjë tratativë të avancuar, me asnjë klub!

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona
Para 24 minutash

Zëvendësministrja e Brendshme: Shtatë efektivë policie të pezulluar, AMP po heton 55 persona

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 16 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 4 orësh

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

3 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 19 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 20 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.