Shitje marramendëse të “Mein Kampf” në Gjermani
Publicisti i librit të liderit nazist Adolf Hitler, tha se shitjet e librit kanë parë rritje shumë të madhe qysh nga ribotimi i tij para një viti. Mbi 85.000 kopje të librit nazist janë shitur gjatë një kohe të shkurtë e këto shifra kanë befasuar publicistin Andreas Wirsching .
Deri në vitin e kaluar, ribotimi i këtij libri ishte i ndaluar me ligj, mirëpo vitin e kaluar të drejtës autoriale shtetërore mbi këtë libër i skadoi afati 70 vjeçar, duke filluar kështu ribotimin e tij nga kompani botuese.
Libri nuk e ka formën e tij origjinale pasi që fotot e simbolet naziste si swastika janë të ndaluara në Gjermani. Po ashtu në libër ka edhe shënime të ndryshme nga kritikë, si dhe mundohet që veprimet e Hitlerit t’i shoh sa më objektivisht.
Fillimi i ribotimit të këtij libri është përballur më kritika të ashpra nga popullsia hebreje në Gjermani, pasi libri tregon për praktika që mund të shfrytëzohen për t’i shtypur hebrenjtë.
Mirëpo botuesit e këtij libri thanë se është me mirë që të botohej një version i kontrolluar i këtij libri, sesa që libri të botohet dhe shpërndahet në mënyrë të pakontrolluar. Kështu do të shmangen versionet e këtij libri të botuara nga simpatizantët nazistë./Zeri/
KOHA JONË SONDAZH

