Shkatërrohen 3.000 bomba në Palmira
ISIS po shkatërron dhe po lë bomba, të cilat paraqesin një rrezik të madh. Për këtë arsye inxhinierët rus kanë pastruar dhe çaktivizuar në qytetin e lashtë të Palmirës, rreth 3.000 bomba, sipas Ministrisë Ruse të Mbrojtjes dhe ende puna aty vazhdon. Sipas një deklarate thuhet se në këtë qytetet dëmet e shkaktuara nga grupet terroriste janë kolosale dhe askush nuk po mban përgjegjësi edhe pse dihet kush fshihet pas këtyre sulmeve.
“Duke filluar nga 1 prill, mbi 30 kilometra rrugë dhe më shumë se 182 hektarë tokë janë pastruar; 2,987 objekte shpërthyese janë zbuluar, “tha ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu rus në një telekonferencë në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes. Rusia duket e përfshirë në mënyrë paqësore për të dhënë një kontribut në çaktivizimin e bombave dhe për ruajtjen e atyre objekteve antike të cilat po ju rezistojnë sulmeve të njëpasnjëshme.
Inxhinierët e vendosur në Palmira janë nga Qendra Ndërkombëtare Antimine e ushtrisë ruse. “Personeli kryer zbulime dhe kryen pastrime me eksploziv duke përdorur mjete të teknologjisë së lartë robotike”, tha Shoigu. Kjo për shkak të frikës të shpërthimit të ndonjë bombe ushtria përdor teknologjinë e fundit, për ti zbuluar dhe për ti çaktivizuar.
Qyteti kishte qenë nën kontrollin për më shumë se 10 muaj, gjatë së cilës terroristët shkatërruan një numër të monumenteve unike të lashta, duke përfshirë Harkun e Triumfit dhe portretin 2,000-vjeçar të Tempullit Bel. Qyteti i palmave është lënë pjesërisht i shkatërruar nga mjetet shpërthyese.
Burimi: RrjetiTelevizivRus/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

