Shkatërrohet banda italo-shqiptare, vidhnin makineri të rënda pune

Policia italiane e provincës së Astit ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “Digger”, duke shkatërruar një bandë keqbërësish italo-shqiptare.

Në pranga janë vënë 7 persona italianë e shqiptarë të akuzuar për grabitje e kërcënim me zhvatje të disa makinerive të rënda pune e të disa ekskavatorëve tip Caterpillar. Çdo mjet i grabitur përllogaritet të ketë nëj vlerë të paktën 200 mijë euro.

Gjatë mesditës komandanti i drejtorisë policore të Astit pritet të zbardhë detajet e këtij operacioni gjatë një dalje për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

/Ora News

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?