“Shkelëm mbi kufoma”, flasin të mbijetuarit e katit të 23-të në “Grenfell Tower”

Zjarri sapo kishte thyer dritaren e apartamentit të tyre në kullën Grenfell, kur Flora Neda e bindur se nuk donte të digjej e gjallë i tha të birit: Do të hidhem poshtë. Atëherë Farhad kishte dy alternativa, të shikonte nënën e tij të hidhej nga kati i 23-të i kullës, ose të largohej bashkë me të në përpjekje për të dalë gjallë nga kulla. “Mora nënën time nga krahu dhe dola jashtë”, tha ai në një intervistë për Channel 4 News.

Flora dhe Farhad Neda, nënë e bir janë të vetmit të mbijetuar të katit të 23-të të Kullës Grenfell në Londër gjatë natës së 14 qershorit. Natën e tragjedisë më shumë se 87 persona humbën jetën duke u djegur të gjallë, ndërsa 70 persona të tjerë u plagosën.

Ndërsa shumë prej banorëve të ndërtesës u ngjitën në katet e sipërme pasi besonin se në taracë do të gjenin helikopterë të gatshëm për t’i shpëtuar, nënë e bir bënë të kundërtën. Zgjodhën rrugën më të vështirë dhe ia dolën. “Rreth 40 persona kanë vdekur vetëm për shkak se u ngjitën në çati duke pritur helikopterin e shpëtimit”, thonë ata në intervistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërsa zbritëm në katet e poshtme na u desh të kalonim mbi trupat e njerëzve të vdekur. Që të mos trembja nënën time i thoja që ishin tuba zjarri” thotë Farhad, në sytë e të cilin ende lexohen traumat e përjetuara. Në mesin e viktimave nga zjarri ishte edhe babai i Farhad, i cili vendosi të mos i ndiqte ata për të shpëtuar veten. Familja Neda jetonte në Kullën e Grenfellit prej 20 vitesh. Në orën 3 të mëngjesit të 14 qershorit 2017, Flora dhe djali i saj shpëtuan nga zjarri që po gllabëronte shtëpinë e tyre, të vetmit të mbijetuar nga kati 23-të i kullës ku jetonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kulla Grenfell në Londër, një ndërtesë 24-katëshe mbi 67 metra e gjatë, përmbante 120 apartamente. Ajo u shkatërrua nga zjarri natën e 14 qershorit. Më shumë se 250 zjarrfikës punuan dy ditë për të shuar flakët. Të paktën 87 persona kanë vdekur, megjithëse policia e Londrës thotë se vlerësimet zyrtare për tragjedinë do të dalin në 2018, sepse është shumë e vështirë të identifikohen kufomat.

Rreth 255 persona ia dolën të shpëtonin nga flakët. Të mbijetuarit ende po përballen me traumat e asaj nate.

Siç raportojnë mediat britanike, përgjatë javëve të fundit të paktën 20 persona nga të mbijetuarit nga zjarri kanë tentuar të vetëvriten si pasojë e ndjenjës së fajit. Ndërkohë shumë të tjerë kanë filluar të abuzojnë me alkoolin ose drogën, sepse nuk mund ta kapërcejnë traumën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?