“Shkëlqimi dhe rënia e Cameron”

Disa muaj më parë, ai ishte një nga personat më të rëndësishëm në Britaninë e Madhe, ndërsa shoqërohej kudo nga badiguard, eskortë, kameramanë dhe gazetarë të etur për të marrë një përgjigje nga David Cameron.

Ndërsa tani, një foto e publikuar në internet flet shumë sesi ish-kryeministri britanik ka përfunduar. Ai qëndron ulur mbi një bordurë, ndërkohë që po ha peshk dhe patate të paketuara. Shikimi i David Cameron duket i shpërqendruar diku tej në distancë. Njerëzit që janë afër tij nuk shfaqin kuriozitet se pranë kanë personin që deri pak muaj më parë i qeveriste.

Ndonëse e vërteta mund të jetë se pas Cameron, i cili ha peshk dhe patate, mund të jenë dhjetëra roje të veshur si civilë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse referendumi nuk do të ishte zhvilluar, David Cameron mbase do të ishte në një restorant luksoz i veshur me kostum dhe jo sipër një bordure ku në këmbë nuk mban as shapka!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?