Shkencëtarët gjatë punës me lakuriqët e natës, laboratori i Wuhanit fshin fotot
Wuhan! Bota e njohu këtë vend në Kinë që pas shpërthimit të Covid-19 e që tashmë pandemia është përhapur në të gjithë botën. Disa foto ku shiheshin masa të ulëta sigurie në laboratorin e Wuhanit, janë fshirë nga faqja e internetit të institutit. Disa nga fotot e fshira përfshijnë pamje të stafit të institutit që futet në shpella me masa minimale mbrojtëse për të marrë tamponë nga lakuriqët e natës, që janë bartës të koronaviruseve.
Nga ana tjetër është fshirë një referencë nga një vizitë në institut në marsin e vitit 2018 të Rick Switzer, një ekspert nga Ambasada Amerikane në Pekin. Pas vizitës së tij, ai i dërgoi një shënim Departamentit Amerikan të Shtetit ku paralajmëronte mbi rreziqet e eksperimenteve me lakuriqët e natës.
“Gjatë vëzhgimit të shkencëtarëve të Institutit të Virologjisë së Wuhanit, vumë re se ka shumë pak teknikë të trajnuar dhe hetues. Këta janë të nevojshëm për të operuar në mënyrë të sigurtë në këtë laborator”, lexohet në shënim.