Shkencëtarët japin alarmin; pas 10 ditët tërmet 9.3 ballë?
Një tërmet 9.3 ballë, i fuqishëm sa një cunam mund të godas bregdetin perëndimor të Amerikës, pas një serie dridhjesh të ngjashme. Ka pasur dhjetëra tërmete të mesme në zonën e Kalifornisë, të gjitha brenda një rreze të lokalizuar, brenda dhjetë ditëve të fundit.
I fundit goditi dje, i raportuar si tërmet 3.6 ballë tre milje nga Yucca Valley, sipas US Geological Survey (USGS). Ajo sjell numrin e përgjithshëm të tërmeteve 3 ballë ose më të përqendruar aty pranë në 10 ditët e fundit me një mesatare një në ditë.
Shërbimet e emergjencës tashmë janë duke u përgatitur për mënyrën se si të merren me një tërmeti të tmerrshëm, kur dridhjet në Kaliforni kanë filluar. Tërmetet e mesme kanë shkaktuar më shumë se 200 tronditje edhe në kufirin me Meksikën.
Egill Hauksson, profesor hulumtimi i gjeofizikës në Caltech, tha se tërmeti 5.2 ishte më i madhi. USGS ka konfirmuar se një tërmet me magnitudë deri në 9.3 ballë mund të shkaktojë valë të mëdha si cunami.
Do të jetë më i fuqishëm se cunami që goditi Japoninë në 2011, duke pretenduar se mijëra jetë humbën nga reaktorë bërthamorë. Më keq akoma, shumë shkencëtarë thonë se Shtetet e Bashkuara janë të papërgatitura për t’u marrë me një katastrofë të tillë natyrore.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

