FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkencëtarët kinezë thonë se kanë gjetur ilaçin që rrit jetëgjatësinë

Shkencëtarët kinezë thonë se kanë zhvilluar një ilaç potencial që rrit jetëgjatësinë . Sipas tyre ilaçi i quajtur “aldometanib” aktivizon një enzimë në qeliza që rregullon energjinë dhe redukton ruajtjen e yndyrës.

Ekipi, i udhëhequr nga studiues nga Universiteti Xiamen, tha se përbërja kimike kishte treguar në eksperimente se zgjat jetëgjatësinë te krimbave dhe minjtë, dhe se gjithashtu ishte një terapi e mundshme për trajtimin e çrregullimeve metabolike si diabeti dhe sëmundjet e mëlçisë yndyrore.

Autori kryesor Profesor Lin Shengcai, një biolog në Universitetin Xiamen, tha se ilaçi u zhvillua bazuar në mekanizmin e një praktike të lashtë kineze të agjërimit të quajtur bigu , ose “shmangia e grurit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne e gjetëm çelësin e zgjatjes së jetës në kufizimet e kalorive dhe agjërimin”, tha shkencëtari i Akademisë Kineze të Shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët zbuluan se ilaçi aldometanib zgjati jetëgjatësinë te krimbat e vegjël nga një moshë mesatare prej 18 deri në 26 ditë dhe te minjtë me të paktën 7.5 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?