Shkencëtarët të alarmuar: Një mega-cunam do vrasë mijëra persona në Evropë

Është vetëm çështje kohe para se një valë gjigande uji do shkatërrojë brigjet e Spanjës dhe Portugalisë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Në një dokument të ri, ata pretendojnë se këto zona janë mjerisht të papërgatitura për një katastrofë të tillë, e cila mund të sjellë vdekjen e të paktën 1200 njerëzve.

Kërdia potenciale është krahasuar me një tërmet i cili krijoi cunamin që vra më shumë se 10 mijë njerëz në Portugali në shekullin e 18-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pretendimet janë bërë në filmin “La Gran Ola” ose në shqip “Vala e Madhe”. Aty paralajmërohej se Gjiri i Cadiz, një zonë e preferuar për turistët dhe të riatdhesuarit do të goditet veçanërisht nga ky cunam, shkruan syri.net.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në film shfaqen intervista me shkencëtarë të zonës, të cilët i bëjnë jehonë këtyre shqetësimeve.

Ata janë të shqetësuar veçanërisht nga mungesa e një sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili do të lejonte njerëzit të përgatiteshin për valën goditëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?