Shkencëtari amerikan: Koronavirusin e përhapëm vetë, nuk është hakmarrja e natyrës

Tregtia e gjerë e paligjshme e jetës së egër dhe ndërhyrja e tepërt e njerëzimit në natyrë duhen fajësuar për pandeminë e koronavirusit, sipas një shkencëtari amerikan. Ai thotë se “kjo nuk është hakmarrja e natyrës, ne e bëmë atë vetë”.

Shkencëtarët po zbulojnë se dy deri në katër viruse të reja krijohen çdo vit, si rezultat i shkeljes së njeriut në botën natyrore, dhe cilido prej tyre mund të shndërrohet në një pandemi, sipas Thomas Lovejoy, i cili ka shpikur termin “diversiteti biologjik” në 1980 dhe shpesh përmendet si kumbari i biodiversitetit.

“Kjo pandemi është pasoja e ndërhyrjes sonë të vazhdueshme dhe të tepruar në natyrë dhe tregtisë së gjerë të paligjshme të jetës së egër, dhe veçanërisht, tregjet e kafshëve të egra të Azisë Jugore… është shumë e qartë, ishte thjesht çështje kohe para se diçka e tillë do të ndodhte”, tha Lovejoy, një anëtar i vjetër në Fondacionin e Kombeve të Bashkuara dhe profesor i shkencës së mjedisit në Universitetin George Mason.

Komente të tij u bënë arsye për lëshimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan duke argumentuar se SH.B.A-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

Një treg i kafshëve të egra në Wuhan që besohej se ishte burimi i Covid-19 ku përmbante një numër të kafshëve të egra, duke përfshirë dhelpra, minjtë, ketrat, çunat e ujqërve dhe sallamanders.

SHKARKO APP