Shkencëtari iranian u vra nga një armë satelitore

Irani ka reaguar sërish për vrasjen e shkencëtarit kryesor të programit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, i cili u ekzekutua ndërsa udhëtonte në makinën e tij, rrugës për në Teheran.

Burime të shërbimeve sekrete deklaruan për median shtetërore, se ka dyshime se Fakhrizadeh u vra nga një armë e kontrolluar në distancë, e cila është e pajisur me një “sistem smart të drejtuar nga një satelit”.

Irani që nga dita e parë ka akuzuar Izraelin për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili shihej nga shërbimet sekrete perëndimore si drejtuesi i programit për zhvillimin e armëve bërthamore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?