Shkencëtarja kryesore e vaksinës Sinovac vdes nga Covid-19
Për ironi të fatit, shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinë kineze Sinovac në Indonezi, humbi jetën nga Covid-19. Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga coronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.
Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir publikoi një mesazh në Instagram duke thënë se kjo ishte “humbje e madhe” për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës.
“Ajo ishte shkencëtare kryesore dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, duke përfshirë provat klinike të vaksinës në bashkëpunim me Sinovac”, tha ai.