
Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur katër persona të tjerë si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19) duke e çuar në 65 numrin total të vdekjeve.
Ndërkohë janë regjistruar edhe raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2,666.
Në spitale janë shtruar 1,705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.
Deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona.
