FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkon në 74 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për dy pacientë nga Kumanova dhe një nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkon në 74.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, po gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 279 teste, prej të cilëve 21 kanë rezultuar pozitivë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga rastet e reja, 8 prej tyre janë në Shkup, 6 në Kumanovë, 4 në Prilep, si dhe nga një në Tetovë, Strugë dhe Pehqevë.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 1,436.

Numri i pacientëve që kanë fituar betejën me Covid-19 ka arritur në 627.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?