Shkon në 9 numri i viktimave në protestat franceze

Numri i te vdekurve në protestat e “jelekverdhëve” në Francë ka shkuar në nëntë, njoftoi qeveria franceze të enjten.

“Ka pasur një të vdekur të nëntë këtë mëngjes në Agen. Ishte një ‘jelekverdhë’ që protestonte jashtë, por që nuk ndoqi udhëzimet e sigurisë në rrugë,”-tha për a gazetarët Ministri i Brendshëm Christophe Castaner.

Zyrtarët lokale raportuan se viktima e fundit, një burrë rreth moshës 60-vjeçare, u godit nga një kamion pranë një autostrade ku po grumbulloheshin demonstruesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e vdekjeve të protestuesve ka ndodhur si pasojë e aksidenteve rrugore, pasi ‘jelekverdhët’ bllokuan rrethrrotullimit dhe dëmtuan autostradat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët francezë nisën protestat në mes të nëntorit kundër rritjes së taksave të karburantit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?