Shkup, hedh djalin nga ballkoni dhe më pas tenton vetëvrasjen

 

Një banore e lagjes Hipodrom të Shkupit, mëngjesin e së hënës ka hedhur djalin e saj 6-vjeçar nga kati i katërt i ndërtesës në të cilin jetonin dhe më pas ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke kërcyer edhe vetë nga ballkoni. Nënë e bir janë në rrezik për jetën dhe ndodhen në Qendrën e Urgjencës të kryeqytetit të Maqedonisë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë informuar se në orën 9:30, nëna e ka hedhur fëmijën, i cili, siç thuhet, ka pasur rënie të butë falë ndihmës së nëpunësve policorë dhe zjarrfikësve. Një orë më vonë, është hedhur edhe vetë. Mendohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e depresionit dhe kushteve të rënda të jetës.

SHKARKO APP