Shkup, ja përmbajtja e plotë e Marrëveshjes së nënshkruar

Ja marrëveshja e plotë të nënshkruar mbrëmë nga ana e katër liderëve politik, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi ku parashihet zgjidhje e krizës politike. Marrëveshja është e nënshkruar në gjuhën angleze, ndërsa përkthimin në shqip nuk është versioni zyrtar. Marrëveshja e plotë: Në marrëveshjen e datës 2 qershor, nenit 6, paragrafi i parë, thuhej: “Me 10 qershor, palët do të bien dakord mbi qeverinë e cila do t’i organizojë dhe përgatitë zgjedhjet”. Më 19 qershor, liderët rikonfirmuan angazhimin e tyre për të arritur Marrëveshje me shkrim dhe ranë dakord të vazhdojnë diskutimet.

Ky protokoll përfundon paragrafin e parë të nenit 6. Ai ka një një pjesë integrale të marrëveshjes së 2 qershorit. Palët e nënshkruara u dakorduan me sa vijon:

– Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament,

– Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punëve të brendshme do të emërohet pasi të propozohet nga LSDM­ja pas konsultimeve me VMRO DPMNE dhe BDI­së. Ky ministër do të jetë emërim teknik.

– Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punës dhe politikës sociale do të emërohet pas nominimit nga ana e LSDM­së. – Më 20 tetor 2015, zëvendësministrat të rinj do të emërohen në ministritë përkatëse. a. Ministrinë për punë të brendshme të nominuar nga VMRO DPMNE, b. Ministria e punës dhe punëve sociale, i nominuar nga VMRO DPMNE, c. Ministrinë e financave, pas nominimit nga LSDM­ja, d. Ministrinë e bujqësisë, pas nominimit nga LSDM-­ja, e. Ministrinë e shoqërisë informatikve dhe administratës, pas nominimit nga LSDM­ja. Këta zëvendësministra do të ketë të drejtën e plotë të vetos në ministritë e tyre respektive në të gjitha çështjet legale, financiare dhe të personelit që ka të bëjë me ogranizimin e zgjedhjeve. Të gjithë zëvendësministrat dhe ministrat do të duhet ti marrin pozitat e tyre në qeverinë e re e cila do të formohet.

– Qeveria në detyrë do të dorëzojë dorëheqjen e saj në Parlament më 15 janar 2016, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat duhet të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të drejtohet nga një kryeministër i ri i nominuar nga VMRO-DPMNE. Programi i kësaj qeverie do të jetë i limituar vetëm sa për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

– Rregulli i mësipërm që qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje në kohë që të lë zyrat 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme, dhe që qeveria e re duhet të emërohet, duhet të aplikojë zgjedhjet e prillit 2016, dhe të bëjë ndryshimet e patjetërsueshme ligjore të cilat do të miratohen sa më shpejtë që është e mundur, për zgjedhjet e ardhshme.

– Palët angazhohen që ta respektojnë këtë Marrëveshje me besim të mirë dhe të plotë. Palët angazhohen të shmangin çdo pengesë që ka të bëjë me relacionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill 2016. – Paragrafi i tretë e Nenit 6 duhet të kompletohet si pason: pas "veprimit të menjëhershëm”, teksti duhet të plotësohet:

“Pas shtatorit 2015, do të duhet të ketë Prokuror special me autonomi të plotë të zhvillojë hetimin për përgjimet. Ky prokuror special duhet të emërohet me marrëveshje nga palët e nënshkruara”. veprimit të menjëhershëm”, teksti duhet të plotësohet:

 

 

 

 

SHKARKO APP