Shokët hedhin dhëndrin në ajër, i riu thyen shtyllën kurrizore

Një ceremoni dasme në Rumani duket se nuk ka shkuar ashtu siç duhet.  Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet momenti i kërcimit i dhëndrit me miqtë e tij. Ata tentojnë ta hedhin atë në ajër, por ky i fundit përfundon në tokë dhe dëmtohet rëndë.

Sipas Daily mail kjo ngjarje i ka shkaktuar dhëndrit thyerje të shtyllës kurrizore.  Momenti u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit Liviu Filimon.

Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve Castello në vendpushimin Baile Felix.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’, duke shtuar: ‘Progresi i tij duket pak i favorshëm.’

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?