Shokon Vuçiç, del kundër ndërkombëtarëve: Po të kisha thënë atë që tha Kurti, do më kishin v*arur
Takimi në Bruksel rriti gjakërat, dhe nuk i uli aspak. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shprehet kundër komunitetit ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd.
“Ata shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti. Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta”, nënvizoi ai, pa saktësuar se për cilën deklaratë të kryeministrit të Kosovës po fliste.
Vuçiç anashkaloi pyetjen nëse në propozimin e BE-së për të ecur përpara në takimin e së enjtes ishte edhe kushti ndaj Serbisë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Edhe kur BE-ja akuzon Kurtin si fajtor, unë duhet të jem fajtor pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje”, theksoi presidenti serb.