FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shokuese/Tre të rinj përdhunojnë një grua, gjithçka e tregojnë me video live në Facebook

Tre djem të moshave të reja kanë përdhunuar një grua në një qytet në Suedi dhe duke dashur të tregojnë “trimërinë” e tyre, kanë hedhur çdo gjë live në Facebook, duke ndezur kamerën e celularëve të tyre.

Në këtë mënyrë, njoftimi për videon live u ka shkuar të gjithë miqve të djemve, të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë lajmëruar policinë për të ndaluar këtë mizori.

Tre të rinjtë u arrestuan ndërkohë që mediat e huaja bëjnë me dije se përdhunimi ndodhi në një apartament në qytetin Uppsala rreth orës 08:30 të mëngjesit. Tre të rinjtë të moshës 25, 21 dhe 19 vjeç u arrestuan nga policia dhe presin dënimin nga gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim u mendua se e gjitha ishte një shaka por më pas dëshmitarët kuptuan se gruaja po dhunohej seksualisht nga të rinjtë dhe menjëherë njoftuan policinë. Ndërkohë që të rinjtë po merren në pyetje, gruaja është shtruar në spital pasi ishte e shokuar nga ajo që i ndodhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?