Shoqata e Ndërtuesve në Itali: Jemi në ekstrem! Po rihapen libraritë? Ata janë të çmendur

“Nëse likuiditeti nuk vjen shpejt, ne do të detyrohemi të ndërpresim pagesat dhe do të jetë një katastrofë”. Ky është alarmi i presidentit të Shoqatës Kombëtare të Ndërtuesve Gabriele Buia, që kritikon vazhdimin e bllokimit për emergjencën e koronavirusit.

“Po rihapen libraritë? Me gjithë respektin e duhur për kulturën, nuk mund të blihen libra në internet? Ata janë të çmendur”.

“Qeveria dhe legjislativi nuk janë të vetëdijshëm se si funksionon sektori ynë dhe si ndërtimi është i ndryshëm nga aktivitetet e tjera”, thekson Buia për La Stampa.

“Dekreti për ndërmarrjet me 400 miliardë likuiditet për më tepër, – shpjegon ai, është i pamjaftueshëm”.

“Për atë që bëhet fjalë deri tani, dekreti parashikon kohë të papajtueshme me gjendjen e shëndetit të botës së ndërtimit. Dhe bëhet fjalë gjithmonë për mbështetje të përkohshme, të borxhit, që nëse nuk rinisim shpejt nuk do të mund ta shlyejmë. Sigurisht që jo në gjashtë vitet e parashikuara nga qeveria”.

“Ju jap një shembull: nëse kam një aktivitet të pasurive të patundshme, duke parë që familjet që blejnë shtëpi bëjnë mesatarisht të gjitha hipotekat me 80%, pjesën më të madhe të biznesit tim pas dy viteve punë do e faturoj në muajt e parë të vitit të tretë. Dhe ndërkohë unë jam borxh ndaj bankave. Jo vetëm kaq: dekreti i likuiditetit thotë që mund të tërheq deri në 25% të xhiros së vitit të kaluar, por nëse në vitin 2019 nuk kam faturuar asgjë sepse faturat e mia shkojnë të gjitha në qershor të këtij viti ata as nuk mund të kërkojnë një euro këtë vit. Absurde”.

“Ne prisnim pak më shumë vëmendje – vazhdon presidenti i Ance – edhe sepse, pasi të mbarojë urgjenca shëndetësore, sfida e madhe do të jetë në investimet në infrastrukturë që do të jenë të parat që do të fillojnë.

Por duhet të mbështesni kompanitë dhe t’u jepni atyre mundësi të shfrytëzojnë përfitimet e investimeve publike, përndryshe do ta kenë shumë të vështirë të krijojnë pasuri shpejt dhe paralelisht kompanitë do të bëhen edhe më të varfra. Do të përfundojë që bankat do të bëhen aksionere të të gjitha kompanive të ndërtimit në Itali. Për këtë arsye tani themi mjaft: pas 11 vitesh krize që i ka vënë në vështirësi të mëdhenjtë e të vegjlit dua të kuptoj se çfarë dëshiron të bëjë vërtetë politika. Duhet të na e thonë njëherë e përgjithmonë”.

SHKARKO APP