Shpallet qeveria e re e talebanëve, lideri suprem jep urdhrin e parë: Të ruhet ligji i sheriatit

Talebanët shpallën një ditë më parë qeverinë e re në Afganistan.

Ajo do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe një nga militantët më të kërkuar nga FBI. Në një prononcim për gazetarët, kryeministri i ri i vendit islamik, Mullah Mohammad Hassan Akhund, tha se qeveria e re do të punojë për ruajtjen e ligjit të sheriatit.

“Unë i siguroj të gjithë bashkatdhetarët se figurat do të punojnë shumë drejt respektimit të rregullave islame dhe ligjit të sheriatit në vend,” tha Akhundzada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u tha afganëve se udhëheqja e re do të siguronte paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe zhvillim, duke shtuar se njerëzit nuk duhet të përpiqen të largohen nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë do të marrin pjesë në forcimin e sistemit dhe Afganistanit dhe në këtë mënyrë, ne do të rindërtojmë vendin tonë të shkatërruar nga lufta”, përfundoi Akhund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?