Shpërndarësi i picave fut në karantinë 72 familje

Virusin mund të jetë kudo dhe mund të kushdo mund të jetë mbartës, ndaj dhe masat për distancim social janë shumë të duhurat. Një shpërndarës picash në kryeqytetin indian New Delhi, rezultoi pozitiv dhe kjo bëri që të gjithë kolegët dhe ata që kishin marrë pica prej tij të futeshin në karantinë.

Autoritetet futën menjëherë në karantinë 16 kolegët e tij dhe po gjurmojnë tashmë të gjitha adresat e dërgesave të tij. Kësaj jave qeveria indiane ndau vendin në zona me ngjyra të ndryshme sipas nivelit të infektimeve me koroanvirus.

Zonat e kuqe tregojnë epoqendrat e infektimit, ato portokalli me infeksione mesatare dhe zonat e gjelbra pa shumë infektime. Gjashtë qytetet e mëdha përfshi New Delhi e Mumbai, u përfshinë në zona të kuqe, të cilat nuk do të kenë zbutje të masave as në 20 prill. India ka deri tani 12,456 raste të konfirmuara dhe 423 vdekje nga sëmundja.

SHKARKO APP