Shpërthejnë depot e fishkezjarreve, 24 të vdekur

Depot e fishekzjarreve në Meksikë kanë shpërthyer dhe kanë mbetur të vdekur 24 persona e janë plagosur 40 të tjerë.

Shpërthimet më të mëdha u zhvilluan pasi emergjencat arritën në vendin e ngjarjes në qytetin Tultepec.

Autoritetet njoftuan se ndër viktimat ishin katër zjarrfikës, pesë policë dhe një i mitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tultepec është rreth 30 km nga qyteti i Meksikës njihet si kryeqyteti piroteknik i vendit. Një treg në qytet është dëmtuar rëndë dy herë nga shpërthimet. Më shumë se 40 vetë vdiqën në shpërthime atje në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë kohë kishte thirrje për mbylljen e tregut, por Presidenti Enrique Peña Nieto premtoi ta rindërtonte atë dhe të ndihmonte qindra artizanë vendas të cilët kishin humbur jetesën e tyre.

Një shpërthim i njëjtë në fillim të këtij viti vrau shtatë persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?