Shpërthejnë trazirat, njerëzit nuk mbajnë më
Botë po lodhet nga izolimi. Pakënaqësia me mënyrën e zbatimit të masave, ka bërë të shpërthejnë trazirat në periferitë e Parisit. Banorët i vunë zjarrin koshave të mbeturinave e disa makina dhe në fund, lëshuan fishekzjarre kundër forcave të rendit, që u përgjigjen me plumba gome e gaz lotsjellës.
Rreth 50 kalimtarë të zemëruar u mblodhën në vendngjarje. 30 vjecari është shtruar në spital me këmbë të thyer pasi qe përplasur me derën e hapur të makinës së policisë. Banorët janë të bindur se dera ishte lënë ashtu qëllimisht.
Mbrëmjen e së dielës, trazirat vazhduan për t`u qetësuar vetëm mëngjesin e sotëm. Kryeministri francez Edouard Philippe deklaroi një ditë më parë se policia ka kryer 13.5 milionë kontrolle që nga fillimi i karantinës në 17 mars. Francezët lejohen të dalin vetëm për qëllime thelbësore dhe me një letër ku shpjegohen arsyet e lëvizjes.