Shpërthen depoja ushtarake në Irak, 1 i vdekur, 29 të plagosur

Një zjarr i madh shpërtheu të hënën në një depo armësh të drejtuar nga një grup i milicisë duke shkaktuar shpërthime në Bagdad.

Depoja, e drejtuar nga një grup ushtarak nën ombrellën e Forcave të Mobilizimit Popullor të mbështetur nga Irani, është vendosur në një bazë jugore të policisë në periferitë jugore të Bagdadit, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif Badr tha: “Policia tha se zjarri ishte ndoshta për shkak të pakujdesisë, kushteve të dobëta të depozitimit dhe temperaturave të larta. Ministria e Brendshme ka urdhëruar hetim për rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?