Shpërthen Le Pen: Fundi i BE-së, jemi “në prag të kolapsit”

Udhëheqësja e Fronit Kombëtar Francez (FN) tha se dy nga “shtyllat” kryesore të bllokut të 28-vendeve, siçjanë; zona Shengen dhe Euro, janë “shkatërruar”, pavarësisht miliardave euro që janë duke u shpenzuar për të ndaluar strukturën të shkojë drejt rënies.

Marine Le Pen ka thënë se: “Unë besoj se Bashkimi Europian është në kolaps për një arsye të thjeshtë. Dy shtyllat mbi të cilat ajo është themeluar; Shengen dhe Euro, janë në proces të shkatërrimit”.

Politikania franceze beson se rënia e BE-së nuk është një çështje e “nëse”, por “kur”, duke thënë se “shkëlqimi i saj tashmë i ngjason një ylli të vdekur”, ndërsa liderët po luftojnë për të mbajtur bashkimin së bashku “me koston e miliardave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona Shenge e Europës ka bërë të mundur lëvizjen e lirë, por kohëve të fundit ka ardhur nën një presion në rritje sepse shumë shtete anëtare kanë ri-vendosur kontrollet kufitare, një reagim ndaj krizës së emigrantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Euroskeptikët e ekstremit të djathtë, kanë thënë se: “Kërcënimi i dënimit të vendeve të cilat nuk e pranojnë emigrantët, me një gjobë prej 250,000 euro për çdo emigrant,- është në vetvete domethënëse”, janë shprehur ata.

Më tej Pen ka thënë se kërcënimet dhe shantazhet e përdorura sistematikisht nga Bashkimi Europian është mbi të gjitha një problem gjigant që po dobëson BE”.

Burimi: Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?