Shpërthen sërish Trump: T’i dënojmë gratë që abortojnë
Kandidati republikan për president, Donald Trump dënon hapur kryerjen e aborteve. Ai tha se gratë duhet të ndëshkohen nëse kryejnë aborte dhe se SHBA duhet ta ndalojë diçka të tillë.
Ai ka propozuar edhe disa forma dënimi për gratë që bëjnë aborte të paligjshme. Mirëpo, Trump deklaroi se gjithsesi, ka edhe raste përjashtimi.
Të menjëhershme kanë qenë kritikat pas deklaratës së Trump. Organizata e të drejtave të grave e ka kritikuar kandidatin republikan, por këto komente të Trump janë cilësuar si të tmerrshme edhe nga Hillary Clinton.
Aborti është bërë legal në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1973, pas një vendimi historik të Gjykatës së Lartë.
KOHA JONË SONDAZH

