Shpërthim i fortë në Romë, shembet pallati mbeten të plagosur dhe banorë të evakuuar

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur zonën Ponte Galeria në Romë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik mes banorëve.

Ngjarja ndodhi në rrugën Via Tavagnasco, ku dyshohet se shpërthimi i një bombole gazi çoi në shembjen e një pallati, ndërsa forca e tij preku edhe të paktën tre banesa të tjera përreth.

Si pasojë, strukturat e ndërtesave u dëmtuan rëndë, ndërsa rrënojat goditën edhe automjetet e parkuara në zonë. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke arritur të nxjerrin dy persona nga rrënojat përpara se të mbërrinin ekipet e emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, pasi ekziston dyshimi se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën inerte. Ndërkohë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona dhe qëndrojnë jashtë banesave të tyre për arsye sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?