Shpërthim i fuqishëm në një bazë armatimi në Turqi, vriten 7 ushtarë

Shtatë ushtarë turq u vranë dhe 25 u plagosën në një shpërthim armatimesh në krahinën juglindore të Hakarit, tha të shtunën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Shpërthimi ndodhi në një bazë në rajonin Semdinli të Hakkarit pranë kufijve me Iranin dhe Irakun, tha zyra e guvernatorit të Hakarit në një deklaratë.

“Ne kemi shtatë martirë dhe 25 ushtarë të plagosur për shkak të shpërthimit”, tha Erdogan para nisjes së tij në Francë  për ceremoninë përkujtimore të 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zyrtarët po inspektojnë vendin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mbrojtjes tha të premten se 25 ushtarë u plagosën në këtë incident, duke gjuajtur municion të rëndë.

Turqia në muajt e fundit ka kryer sulme ajrore në bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të jashtëligjshëm në Irakun e veriut, veçanërisht në kështjellën e tij në malet Qandil, ku Ankaraja gjithashtu ka kërcënuar të kryejë një ofensivë tokësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?