Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë makaronash në Turqi, mbi 20 persona të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, duke plagosur të paktën 21 persona.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 21 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë forcat e kërkimshpëtimit po punojnë për të kontrolluar nëse kanë mbetur apo persona të bllokuar brenda fabrikës.

Sakarya'da makarna fabrikasındaki patlama... Fabrikanın Yönetim Kurulu  Üyesi Özgüçlü: Fabrikada 7-24 mesai var. İlk uçakla Sakarya'ya gidiyorum"

 

SHKARKO APP