Shpërthim në Sanremo, plagoset aktori Gabriel Garko

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, ka marrë një goditje të fortë në kokë me prognozë shërimi deri në 10-15 ditë, pas një shpërthimi të ndodhur në vilën ku ai banonte në komunën Solaro, pranë Sanremos.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se ka mbetur e vdekur në vend pronarja e kësaj vile, që deri tani dyshohet se ka shpërthyer falë një rrjedhje të pakontrolluar gazi.

Mësohet se aktori italian, i cili është pjesë e studios drejtuese në Festivalin e Sanremos që nis në ditët e ardhshme, jetonte përkohësisht në këtë banesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë ai gjendet i shtruar në spital, ku po merr edhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?