
Kryeqyteti libanez është tronditur këtë pasdite nga një shpërthim i fuqishëm. Në videot e publikuara nga mediat e huaja pamjet nga Bejruti janë shokuese. Në videon e publikuara nga mediat sociale dëgjohen njerëz që bërtasin pas shpërthimit të jashtëzakonshëm. Shpërthimi ka ndodhur afër zonës së portit brenda një fabrike fishekzjarresh.