FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthimi i fuqishëm në Izmir, ekzekutohen dy terroristë. 2 të vdekur e 10 të plagosur

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe rreth 10 të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit të një makine bombë pranë një gjykate në qytetin perëndimor turk të Izmirit, tha një zyrtar lokal.

Viktimat janë një gjykatës dhe një polic.

Dy nga sulmuesit e dyshuar u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Kryetari i Qarkut Hasan Karadag i tha televizionit NTV se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se tre ishin sulmuesit, dy prej të cilëve mbetën të vrarë gjatë përleshjes me policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë tha se policia ishte në kërkim të një personi të tretë, i cili ishte i veshur me një pallto të zezë dhe një beretë të bardhë (lloj kapele)

Disa ambulanca dhe forcat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të një ndërtese që përdoret nga gjykatësit dhe prokurorët.

Në pamjet e transmetuara në rrjetet sociale shihen disa makina të djegura, ndërsa ende nuk ka njoftime nëse bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist.

Incidenti pason një seri sulmesh të kryera nga i ashtuquajturi Shteti Islamik apo militantët kurdë. Kujtojmë se gjatë natës së vitit të Ri, një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke lënë të vdekur 39 persona si dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa gjatë ditës së djeshme një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke plagosur një burrë dhe një grua.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?