Shpërthimi në Bejrut, SHBA-ja dhe Franca i bëjnë thirrje Libanit për hetim

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i kanë bërë thirrje Libanit që të formojë një qeveri të re dhe të sigurohet për “rezultate të shpejta” për hetimin lidhur me shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në portin e Bejrutit gjashtë muaj më parë.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 4 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian thanë se Libanit i duhet një “qeveri të besueshme dhe efektive” për të zbatuar reformat, në mënyrë që të ketë mbështetjen e donatorëve ndërkombëtarë.
Blinken dhe Le Drian thanë se presin që hetimi mbi shpërthimin e 4 gushtit, të vitit 2020, të jetë një hetim transparent dhe “pa asnjë ndikim politik”.

Qeveria e Libanit dha dorëheqje pas shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, që la të vrarë mbi 200 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Shpërthimi u shkaktua nga tonelata të nitratit të amonit, që ishte ruajtur në mënyrë joadekuate në këtë port. Pavarësisht premtimeve se do të hetohet se si ky komponent është ruajtur në portin e Bejrutit për vite me radhë, autoritetet ende nuk e kanë sqaruar se kush e solli këtë sasi të kësaj substance në port dhe kush e kontrolloi atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?