FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shpërthimi në Londër, i lënduari tregon plagët: U dogja në fytyrë dhe në kokë

Një burrë ka treguar në media plagët që ka marrë në fytyrë dhe kokë pas shpërthimit në metronë e Parsons Green të Londrës. Në fotot Peter Crowley tregon qartë djegiet në kokën e tij, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Ai tha: “Kjo plagë më është shkaktuar nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e sotëm në metronë e Londrës”. Zoti Crowleye raporton gjithashtu se ka edhe persona të tjera që mbeten të lënduar nga shpërthimi.

Në imazhet që ai ka postuar në rrjetet sociale, flokët janë djegur mjaftueshëm dhe gjithashtu ai ka disa shenja skuqje në fyrë dhe ballë. Scotland Yard deklaroi se shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në Parsons Green ka të bëjë me një sulm të pastër terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërthimi, i cili shkaktoi një zjarr dhe plagosi 20 persona nisi nga një kovë e bardhë e braktisur në një nga vagonët e trenit të nëndhshëm. Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat ndërhynë në vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?