Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë sot për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian për zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH).

Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital të BE-së. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, objektivi politik është që “zbatimi efektiv i tarifave zero për roaming me BE-në të realizohet në vitin 2026”.

Projektligji është një hap i nevojshëm për realizimin e RLAH, e cila do të sillte përfitime për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe përmirësonte klimën e biznesit midis Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian dhe do të ishte një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë, shtohen dispozita ndëshkuese administrative (gjoba) për operatorët që nuk do të respektojnë rregullat e reja të shërbimit roaming. Ligji harmonizon tarifat e terminimit të thirrjeve zanore me shumicë (wholesale), një hap teknik i domosdoshëm për të mundësuar uljen e kostove për përdoruesin fundor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Realizimi i RLAH do të thotë se qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së do të mund të përdorin minutat, SMS-të dhe internetin e paketës së tyre kombëtare pa kosto shtesë, njëlloj siç ndodh aktualisht me vendet e Ballkanit Perëndimor. E njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët evropianë që vizitojnë Shqipërinë, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe në klimën e biznesit.

Palët e interesuara kanë afat 20 ditë nga shpallja e njoftimit për të dërguar komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj, para se ai të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Kuvend. Për zbatimin e këtij ligji ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?