Shqipëria në karantinë/10 mënyra për të përballuar izolimin

Në një kohë kur bota po izolohet dhe po mbyll kufijtë për të parandaluar koronavirusin dhe qytetarët janë izoluar. Sarah Vine, nga Daily Mail, shkruan në prestigjiozen botërore se si mund ta bëjmë të bukur edhe vetëizolimin në raste emergjente si këto ditë të vështira që po kalon bota sot. Ajo rendit disa aktivitete të cilat me siguri i kemi shtyrë prej kohës, sepse jemi gjithnjë të zënë e që në fakt nuk i realizojmë asnjëherë në kohë për veten dhe për familjarët që kemi gjithnjë pranë.

Numri 1

Vine na këshillon që këtë periudhë ta shohim si Krishtlindjen apo festat e fundvitit, por me të vetmin ndryshim, pa dhurata. Madje një nga dhuratat që mund t’i bëjmë vetes, por edhe familjarëve është shtimi i pjesëtarëve të familjes me një kafshë shtëpia. Nëse një qen apo një mace janë shumë për ju, një akuariumi vogël me peshq do t’ju mbante ju dhe pjesëtarëve të familjes suaj më të angazhuar.

Numri 2

Mund të bëni joga dhe nuk është aspak e thjeshtë. Ka kaq shumë kurse online apo video në internet që do të ndihmonin fillestarët.

Numri 3

Mund të rikonceptoni fjalëkalimet e programeve që përdorni, madje t’i ruani ato në një letër dhe t’ua tregoni familjarëve. Nuk është se do të vdisni, por për çdo rast kur t’i ktheheni ritmit tuaj nuk do të lodheni duke kërkuar se cili është fjalëkalimi sepse nuk e mbani mend.

Numri 4 

Fantazoni për një spektakël të preferuar dhe përpiquni ta realizoni vetëm do të mund të programoni një spektakël me familjarët dhe të ruani kujtime të bukura.

Numri 5

Shkoni në dollapët e rrobave apo në gardërobën tuaj. Zgjidhni rrobat që doni të mbani dhe veçoni ato të vjetrat, ato që nuk i përdorni më apo nuk ju bëjnë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më të organizuar.

Numri 6

Kujdesuni për lulet që keni në ballkon apo bimët që keni në oborrin tuaj. Të merresh me kopshtarinë është një nga gjërat që anashkalojmë më shpesh. Mendojmë se kemi kohë që t’i rregullojmë ato për stinën e verës që kemi para, por gjithnjë e shtyjmë këtë angazhim. Tani është koha e duhur.

Numri 7

Mund të mësoni se si të bëni në mënyrë të përkryer penelin. Ka akoma nga ato vajza që janë përpjekur që prej adoleshencës për ta mësuar, por ende nuk ia kanë dalë. Tani është koha të mësoni penelin dhe shumëçka tjetër për bukurinë tuaj.

Numri 8

Riorganizoni fotografitë tuaja. Ato shpesh i fusim në një kuti, pa i organizuar me data apo evente të veçanta për jetën tonë, por tani është koha për t’u marrë me to. Madje edhe me fotografit që gjenden në tablet apo pajisje të tjera elektronike, një proces që shpesh e anashkalojmë, sot është koha ta bëjmë.

Numri 9

Gatuani ato që ju pëlqenin nga gjyshja juaj apo ato që mendoni se bëjnë pensionistët. Petullat, trahanaja dhe çdo ushqim tjetër që kërkon kohë, pak brumë që duhet të presim sa të vijë në kohën kur duhet ta gatuajmë e gjëra që na kanë shijuar dikur kur prindërit apo gjyshet na gatuanin.

Numri 10

Mendohuni mirë përpara se të bëni pazarin. Mendohuni për çdo gjë që do të donit të gatuanit, për çfarë ju duhet dhe për çfarë keni nevojë këto kohë. Është mirë të njohësh veten dhe familjarët e posaçërisht edhe shijet e tyre.

SHKARKO APP