Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët prezantohen denjësisht në zgjedhjet e Italisë, disa prej tyre fitues

Bota E mërkurë, 23 Shtator 2020 11:24
Shqiptarët prezantohen denjësisht në zgjedhjet e Italisë, disa prej tyre fitues
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 50 emigrantë shqiptarë ishin kandidatë në zgjedhjet rajonale e administrative  të 20-21 shtatorit në Itali.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të përzgjedhur nga forca të ndryshme politike, grupime e lista civile,  ata konfirmuan se ishin kandidatë të denjë të 18 milionë italianëve që kishin të drejtë vote në 7 rajone e rreth 957 komuna italiane.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 2 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 4 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 5 orësh

Disa prej tyre dolën fitues në këto zgjedhje, duke shkruar një faqe të re në historinë e drejtimit adminisrativ të komunës ku jetojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I tillë është shqiptari Tritan Myftiu, që u zgjodh këshilltari i parë i huaj në komunën e Bolzanos. Ai kandidoi me Partinë Fratelli D’Italia e tema e emigracionit qe një nga pikat më kryesore në fushatën e tij  elektorale.

“Jam për një emigracion me kritere, thotë ai, duke theksuar se fluksi i një emigracioni të pakontrolluar do të dëmtonte më shumë vetë emigrantët e rregullt që jetojnë e punojnë në Itali prej vitesh siç është komuniteti i shqiptarëve.”

Po fitues në zgjedhjet e 20 shtatorit doli dhe shqiptari Mariol Peqini 25 vjeç, nëpunës banke,  i kandiduar me qëndrën e majtë italiane. Ai u zgjodh këshilltar komunal në qytezën Luzzaro në rajonin e Emilia Romagna e nuk ështe hera e parë që e mban këtë funskion.

Karriera e tij politike në drejtimin administrativ të komunës ku jeton ka nisur që në vitin 2015. Problemet e të rinjve, sporti, integrimi i kulturave të ndryshme, u bënë forca e fushatës së tij elektorale.

Sukseshëm doli në këto zgjdhje dhe shqiptarja Fabiola Kodra, kandidate e Partisë Demokratike e cila mund të jetë këshilltare komunale në qytezën e Vignolo në provincën e Komos në Piemonte. Vetëm 25 vjeç, ajo zgjodhi si betejë politike të fushatës zgjedhore tema si barazia gjinore, luftën kundër çdo forme dhune e ndihmën e altruizmin ndaj çdo personi në nevojë.

Por dhe pse nuk hynë dot në këshillat rajonale të vendbanimeve të tyre, mjaft shqiptarë u prezantuan denjësisht duke marrë një numër të lartë votash.

I tillë është rasti i Lindita Elezit, kandidate e Partisë Lidhja, në komunën Jesi në provincën e Ankonës, e cila mori mbi 1400 vota e vetëm për pak nuk mund të jetë pjesë e këshillit komunal të kësaj komune.

U bënë mbi 30 vite që emigrantët shqiptarë, sot gati gjysëm milionë, janë pjesë e shoqërisë italiane.

Konsiderohen ndër komunitetet emigrante më historike e ndër më të integruarit që prej 3 dekadash kontribuojnë në ekonominë italiane.

E rezultati i zgjedhjeve të 20-21 shtatorit konfirmoi se janë të denjë të jenë dhe përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve e të bashkëqytetarëve në pushtetin vendor në  qytetet e vendbanimet e tyre.

Etiketat e lidhura

italishqiptarëtzgjedhjet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 2 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 2 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 3 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00
Para 8 orësh

E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.