FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqiptari kapet me kokainë në Itali, “bisha” kamuflohej brenda makinës (Video)

Policia italiane në Modena ka arrestuar një shqiptar në Modena, pasi gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i 38-vjecarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar.

Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me të hequr pikërisht këto drita, policia ka gjetur një pako me 1,184 kg kokainë në të cilën shkruhej vetëm një fjalë “bisha”. Dyshohet se dritat në pjesën e pasme të makinës shërbenin si kamuflazh për të fshehur në çatinë e mjetit drogën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentesh false.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?