Shtëpia e Bardhë konfirmon negociatat me Hamasin: Në interes të SHBA-së

SHBA-të janë në bisedime dialogu me grupin palestinez Hamas. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, e cila tha se administrata e presidentit Donald Trump është në dialog të drejtpërdrejtë me grupin palestinez Hamas, dhe se këto diskutime janë në interesin e SHBA-së. Leavitt tha gjithashtu se Izraeli është konsultuar “për këtë çështje” dhe bisedimet janë “në vazhdim”.

Leavitt nuk pranoi të specifikojë qëllimin e diskutimeve, duke përfshirë nëse ato kanë të bëjnë vetëm me lirimin e pengjeve të tjera të mbajtur nga Hamasi, ose nëse adresojnë propozimin e gjerë të Trumpit për të marrë pronësinë e Rripit të Gazës. “Dialogu dhe biseda me njerëzit anembanë botës për interesin më të mirë të popullit amerikan është diçka që presidenti e ka dëshmuar, është ajo që ai beson se është një përpjekje me mirëbesim për të bërë atë që është e drejtë për popullin amerikan”, u tha ajo gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Faqja e lajmeve Axios më herët të mërkurën zbuloi ekzistencën e negociatave sekrete, të cilat janë zhvilluar në kryeqytetin e Katarit javët e fundit. Axios identifikoi të dërguarin presidencial të SHBA-së për çështjet e pengjeve Adam Boehler si kryesues të delegacionit amerikan, një fakt i pranuar nga Leavitt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një marrëveshje e përkohshme armëpushimi dhe shkëmbimi i të burgosurve, e cila filloi më 19 janar, ndaloi për pak kohë dhunën, por skadoi fundjavën e kaluar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar të negociojë fazën e dytë të marrëveshjes trefazore dhe në vend të kësaj kërkon të zgjasë fazën e parë. Hamasi, megjithatë, insiston në negociatat për fazën e dytë, duke përfshirë një tërheqje të plotë të Izraelit dhe një fund të plotë të luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?