Shtëpia e Bardhë ndriçohet rozë kundër kancerit të gjirit

Shtëpia e Bardhë është ndriçuar me një dritë ngjyrë rozë mbrëmjen e djeshme duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit.

Kjo nuk është hera e parë që Shtëpia e Bardhë shndërrohet në shtëpinë ngjyrë rozë.

Në faqen e internetit, autoritetet bënë me dije se i janë bashkuar kësaj nisme për të mbështetur miliona familjeve që kanë luftuar sëmundjen dhe ato që ende përballen me të cdo ditë.

Sipas fondacionit kombëtar amerikan të kancerit të gjirit, një në 8 gra në SHBA diagnostifikohet me këtë sëmundje e cila është edhe shkaktarja numër dy e vdekjeve në mesin e grave amerikane.

SHKARKO APP