Shteti që kërkon që njerëzit të punojnë 4 ditë në javë

Edhe njëherë tjetër, kyeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.

Industria shtetërore e turizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm është goditur rëndë si pasojë e pandemisë me virus.

Nëpër platforma online disa kanë treguar gatishmëri për të pranuar këtë ide, derisa të tjerë kanë thënë se një gjë e tillë do të rezultonte me orar më të gjatë të punës, duke i bërë njerëzit më pak produktivë.

Mirëpo një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka thënë se një gjë e tillë “definitivisht” mund të bëhet.

SHKARKO APP